Pak para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në mënyrë urgjente Qeverinë.
Kryeministri Rama ka shkarkuar Delina Ibrahimajn nga detyra e ministres së Financave dhe Ekonomisë. Ende nuk ka një reagim zyrtar për të argumentuar shkarkimin e Ibrahimajt, sikurse nuk po përflitet se kush do të jetë ministri i ri i financave.