11 mijë pasagjerë priti Porti i Durrësit fundjavën që lamë pas.
Shifër e publikuar nga vetë Rama, ideatori dhe përfituesi kryesor i projektit të vjedhjes me ligj të portit më të madh në vend.
Nga njëra anë e reklamon (duke e vënë theksin te rëndësia dhe domosdoshmëria e këtij porti), nga ana tjetër prej 3 vitesh “qep e shqep” ligje për ta grabitur, tjetërsuar e ndarë me “mikun” e tij, Alabbar & CO.
Pa anashkaluar faktin që hapësira e piketuar për t’u shndërruar në Terminalin e pasagjerëve, sipas të gjithë specialistëve të fushës, jo vetëm është larg Durrësit, por çfarë është më e rëndësishmja është jashtë standardeve dhe parametrave të domosdoshëm.
Cilës Ramë t’i besojmë?!!!!!
Kjo është babëzia e KM, që i ka errësuar shikimin dhe mendjen!
Një projekt (jo i vetmi), si një shtëpi pa themel, që sado e lartë dhe e bukur, herët a vonë, shembet dhe të zë brenda!
Igli Cara/ Cilit Ramë t’i besojmë për Portin e Durrësit…

Leave a comment Leave a comment