Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, me dy të vdekur dhe një të plagosur.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:10 te ‘Kryqëzimi i Kallmetit’.
Simbas njoftimeve, një makinë është përplasur me një zetor.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë dhe identiteti i viktimave.
Policia po punon për shkaqet e këtij aksidenti.