Rastet kur qytetarët (këmbësorët) shkelin rregullat e qarkullimit rrugor janë të konstatuara nga kushdo.
Në fakt ato janë një fenomen që jo vetëm e shohim, por ndonjëherë jemi vetë shkelës të rregullave.
Këto veprime hanë përherë një rrezik serioz dhe shkak për aksidente në rrugore.
Qytetarët rrezikojnë jo vetëm veten e tyre por edhe drejtuesit e automjeteve duke pa pritur semaforin, pa respektuar vijat e bardha, duke kapërcyer nga njëra korsi e rrugës te tjetra nëpër rrugë qytetëse, ndërqytetëse, autostrada etj.
Autoritetet kanë vendosur që një situatë e tillë nuk do të tolerohet më dhe pas 7 vitesh nga hyrja në fuqi të dispozitave ligjore, Policia Rrugore ka nisur aplikimin e gjobave edhe për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Në nenin 188 të Kodit Rrugor, këmbësori i cili shkel rregullat e qarkullimit rrugor gjobitet nga 500 deri në 2 mijë Lekë.