Ndoshta nuk shkrova vargje..
Fëmijërisë e vockël fare…
Po shpirtin mbrujta si brumë në magje..
Me shumë dritë e pak llafe..
Ishte këngë çdo kujtim..
Çdo lodër me bashkëmoshatarë…
Poezia sot merr kuptim…
Për çdo ndodhi që ka ngjarë..
Syri ka parë …zemra drithëron..
Mos, harrimi bëhet dhimbje..
Kur je fëmijë çdo gjë provon..
Miqësinë dashuri që ke në vendlindje..
Ah fëmijëri e dashur…
Seç më bëre të ngashërehem..
Kur të kujtoj shpirt zemër plasur…
Veç ëmbëlsi kujtim në shpirt më mbetesh..
Dehem unë nga kujtimet…
Ato në shpirt më trokasin….
Harroj vetem dëshpërimet…
Lotët faqeve rëshkasin…
Aty nën një shelg të gjelbër…
Dhe në hijen e një bliri…
Në vendlindje mendtë jo diku tjetër…
Aty është zëri i një kujtimi…