Ka përfunduar procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme te Rrogozhinës të mbajtura këtë të dielë, të nisura që prej orës 07:00.
Simbas listës zgjedhore, të drejtë vote kanë patur rreth 33 mijë qytetarë, të cilët kanë votuar në 53 qendra votimi.
Zgjedhjet u ripërsëritën pas vendimit të marrë nga Kolegji Zgjedhor, pas kontestimeve nga opozita dhe konstatimit të problematikave të shumta në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Pjesëmarrja në këto zgjedhje u konsideruar e lartë, pasi deri në orën 18:00 sipas KQZ-së kanë votuar 36.04%. Në zgjedhjet e 14 majit pjesëmarrja në total ka qenë 32.02%.