Autoritetet italiane kanë sekuestruar sasinë më të madhe të kokainës të gjetur ndonjëherë në territorin italian, gjatë një operacioni në brigjet e Siçilisë. Policia kufitare filloi të monitoronte një anije të dyshimtë jashtë ujërave territoriale italiane në ngushticën e Siçilisë.
Herët të mërkurën, policia pa se pako të shumta po hidheshin në det nga anija, të cilat më pas do të mblidheshin nga një varkë peshkimi. Pas ndërhyrjes policia gjeti 5.3 ton kokainë, me vlerë rreth 850 milionë euro.
Pesë persona përfunduan në pranga, njëri prej të cilëve është shqiptar.