Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Shën Vasil, në Himarë.
Mësohet se autovetura e një agjencie turistike ka dalë nga rruga duke rënë 20 metra në humnerë.
Shoferi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur 2 pasagjerë.
Viktimë ka mbetur 40-vjeçari Renato Bushi, banues në Sarandë.
Personat në automjet ishin anglezi 31-vjeçar E. H. 26-vjeçari K. R. dhe pasagjerja M. Z.
Sakaq 31-vjeçari do të niset drejt Tiranës për mjekim pas plagëve të marra, ndërsa
Himarë/Informacion paraprak
Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B. Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjekësore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.