Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa ndodhet në samitin e dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kishinau, ka takuar edhe Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreha solidaritetin tonë të plotë Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy”- shkruan Osmani në rrjetet sociale si më poshtë:
Asgjë nuk mund ta pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë. 🇽🇰🇺🇦
Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreha solidaritetin tonë të plotë Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.
Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndresën e tyre më mirë se Kosova.