1. Jo secila hernie diskale e unazave duhet të operohet,
2. Te shumica e dhembjeve të boshtit kurrizor duhet një MRI, Röntgeni thuajse është pa vlerë në të tilla raste, CT nuk tregon atë që ne duam.
3 Problemet e boshtit kurrizor nuk mjekohen vetëm me Ibuprofen por edhe me Periradicular Therapy, Infiltrim epidural, Infiltrim i Faceteve, Akupunktur, Gjimnastike, Terapi manuale, etj., etj.
Aplikojeni ju lutem, përdoreni, ju ndihmon shumë.
4. Qaforeve dhe bandazhave të boshtit kurrizor përveç rasteve shumë, shumë të rralla ju ka skaduar koha, madje më shumë sjellin dëm sesa ndihmojnë.
5. Kur vendoset dignoza „Osteoporozë“ duhet bërë një DXA dhe analiza të detajuara, vendosja e Diagnozës Osteoporose pa asnjë analizë apo DXA ( test i densitetit te kockave) eshte budallallik, më budallallik kur vet pacienti nuk e ka idenë çka është Osteoporoza dhe nuk e ka idenë se mjeku e ka vendos një Diagnozë të tillë.
Dr. Metush QOROLLI
ORTOPED- Gjermani
Neutrale.al e mori nga muri i dr. Islam Veliu