I DASHUR BABA❤❤!
(SOT NË DITËN E BABALLARËVE DO DESHA TË TË UROJA PAFUND I SHTRENJTI IM)
..Zemra ime të vendosa një këngë greke te fotua jote..si dikur kur ti i dëgjoje me nostalgji këngët e origjinës tënde greke.
NJË LETËR PËR TY!
SOT që po shkruaj këtë letër ti je lart në qiell.E di që më ndjek, e di që shpirti yt vjen çdo natë në dhomën time, i ndritshëm, i konvertuar në flutur kafe që vjen si çdo natë në supin tim.
Ndonjëherë bie pre e ngasjeve të fjalëve pa takt, kisha frikë nga dështimi…, por sërish ti si me magji shfaqesh si ëngjëll mbrojtës hyjnor edhe kur shiu mbaron me një mjegull të rëndë të mbarsur nga dështimet e rradhës.
I dashur baba! Kam mall për ty, që nga çastet ku unë bëja faj e strukesha e trembur në krahun tënd, që nga momenti kur mësova se jeta është sfidë përballë garës tokësore që prodhon helme dhe fate të drobitura. Ndihem e lumtur që jam pjesë e qënies tënde, ndihem optimiste që mësimet e tua nguliten thellë në një shpirt të dlirë.
Të përulem pafundësisht për të gjitha shqetësimet dhe lodhjet për mua.Tani që po shkruaj këtë letër për ty po qëndroj vetëm në qetësinë e mbrëmjes ku flutura të çuditshme postojnë letrat për në qiell.
Ndoshta kjo letër do mbërrij vonë tek ty lart në qiell, por unë sot në këtë ditë të lindjes tënde dua të flas vetëm për ty, pastaj të zgjohem në mëngjes me vështrimin krejt ndryshe për botën, ashtu siç ti më mësoje.
Me miq të vërtetë në flakën e kuqe e armiq të qelqtë mbrapa dritares, kur ata zgjohen nga gjumi i keq.
Unë e di ..ti në çdo moment lutesh për mua në qiell, i ulesh në gjunjë zotit që unë të jem e lumtur, e ndjej që mban frymën kur unë vuaj , e derdh pika loti vese kur unë zgënjehem në tokë.
Po e mbyll këtë letër me të vetmen dëshirë që gjithmonë të jesh ëngjëlli im mbrojtës…..
RUDINA PAPAJANI.