Shpetim Zinxhiria shkruan nga Athina
Fatkeqësisht konfirmohet nga media greke se trupi i gjendur ne det i përkest 53-vjeçarit shqiptar, i cili ishte zhdukur më 8 maj të këtij viti
Në mënyrën më tragjike u vërtetua frika e familjes së Shkëlqim Hysi, 53 vjeç, i cili shkoi për të punuar në Kos dhe u zhduk.
Trupi i burrit të gjetur në zonën detare brenda portit të Siros të hënën më 8 maj i përket babait fatkeq të dy fëmijëve.
53-vjeçari Shkëlqim Hysi ishte zhdukur në orët e para të së dielës, më 9 prill, kur mori tragetin nga Kos dhe zbriti në portin e Syros.