Duket se brenda shoqatës së studentëve aktivë dhe idealistë të Dhjetorit të vitit 1990-të, njohur publikisht dhe në media si Grupimi “Dhjetor ’90” ka një ndarje opinionesh për rezultatin e zgjedhjeve lokale që u zhvilluan ditën e djeshme, më 14 maj.
Gazeta neutrale.al nuk ka ndonjë informacion konkret, por në një deklaratë të Kryetarit të këtij Grupimi, ing. Ajet Ramcaj, qartësisht nënkuptohet se ka një “thyerje” në qëndrimin e grupimit që zakonisht dallohen për qëndrime të unifikuara në mbështetje të aksionit opozitar dhe të PD.
Ramcaj në rrjetet sociale njofton se ka thirrur mbledhjen e kryesisë në fundjavë, por thekson gjithashtu se: “Çdo qëndrim i antarëve të këtij Grupimi i mbajtur para kësaj mledhje asht personal dhe nuk ka lidhje me qëndrimet e Grupimit si Organizatë partnere e Partisë Demokratike”
Postimi i Ramcaj:
Miq jam i detyruar që të bëj këtë sqarim.
Grupimi Dhjetor 90 ka mledhjen e Kryesisë ditën e premte datë 19 maj thirrur nga unë Kryetari në lidhje me zgjedhjet dhe situatën postzgjedhore.
Çdo qëndrim i antarëve të këtij Grupimi i mbajtur para kësaj mledhje asht personal dhe nuk ka lidhje me qëndrimet e Grupimit si Organizatë partnere e Partisë Demokratike.
Kryetari Ajet Ramçaj.