Kompania “Evergreen Marine“ ka lançuar (Qershor 2022) anijen më të madhe në botë e quajtur “Ever Ace” të transportit të konteinerëve me një kapacitet prej 24004 TEU. E gjatë më se 1300 këmbë (mbi 396m) dhe me gjerësi 203 këmbë (61,9m). Nëse do të vendosej vertikalisht, kjo anije do të ishte më e gjatë se sa godina e Empire State Building në New York. Nëse 20 004TEU do ti vendosnim në radhë njeri pas tjetrit, do të bëhej një varg i gjatë afro 144 kilometra…
Udhetimin e saj të parë e bëri nga Shangai për në Roterdam, duke u bërë anija e parë që kapërceu kapacitetin e 24000 TEU. Ndërtimi i anijes është bërë në Kantjerin “Samsung Heavy Industries” të Koresë së Jugut me nje kosto prej 150 miljon $.
Anijet e transportit të konteinerëve janë gjithnjë në rritje sa i përket kapacitetit të tyre. Në çdo kohë në oqeanet e botës ndodhen mbi 20 000 000 TEU duke u transportuar nga anije të ndryshme në rruget kryesore detare që lidhin rajonet e ndryshme të botës duke siguruar në këtë mënyre funksionimin e zinxhirit global të furnizimit.
Anijet e këtij klasi e kanë të pamundur kalimin në kanalin e Panamasë për shkak të dimensioneve të tyre (LoA, B, D).
marre nga: World’s largest ocean container ships? Ask Waves looks at ultra…
shipping. gr
Nga fb i prof Osman Metalla