Fred Beleri është arrestuar pak mbas mesnate, në vigjilje të ditës së sotme.
Në videon që transmeton BallkanWeb duket se Beleri ishte para një lokali, në shoqërinë e disa personave të tjerë, kur aty mbërrijnë efektivë policie, dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të SPAK.
Sipas mediave Beleri akuzohet për blerje të votave.
Kujtojmë se ky akt i ndodhur vetëm dy ditë nga zgjedhjet lokale të 14 majit, do të tensionojë klimën politike në vend dhe do të ashpërsojë retorikën elektorale edhe pse nesër (e shtunë) do të jetë heshtje elektorale.