Tirana ka mirëpritur gjithkënd. Askush nuk është ndjerë i huaj apo i tepërt në rrugicat e saj. Gjithkush ka ndjerë fjalën e ngrohtë të një none tironse dhe ka vënë buzën në gaz nga një shaka e fqinjit përballë.
Tirana ka nevojë për ty. Tirana të ka shtrirë dorën dhe pret votën tënde kundër shkatërruesit të saj. Tirana të ka shtrirë dorën dhe pret votën tënde kundër plaçkitësit të saj.
Tirana është ajo nona e ulur te porta që pret fjalën tënde, mendimin tënd, votën tënde si ndëshkim për atë që ka ndodhur dhe nuk duhet të ndodhë më kurrë.
Post Scriptum- Tirana ka nevojë për dashurinë tënde.
Elona Caslli
Pikturë Gezim Zoto