Mbasi në TV Syri.net u shfaq një video e takimit midis ish kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe ish Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, me një status në “Facebook”, ka reaguar Basha duke e quajtur “montazh qesharak”.
Postimi i tij:
Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për ti fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës.

