Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar Socialist dhe njëkohësisht drejtues politik i kësaj partie për qarkun Fier, ditën e sotme e ka nisur nga Rroskoveci.
Ai ka ndalur te pika e grumbullimit të perimeve të një fermeri dhe përcjellë në rrjetet sociale faktin që perimet e kësaj zone janë gati për eksport.
Ja shënimi i tij:
Mirëmëngjes nga Roskoveci😊☀️
E nisëm ditën në pikën e grumbullimit “Erjoni Agro” të Julian Hazizit në #Strum, i cili ka bërë gati ngarkesën me perimet🍅🥬🫑🥒 e freskëta për t’i eksportuar drejt tregjeve europiane🇪🇺