…
Duke qenë edhe vet emigrant, do mundohem të përcjell arsyet, se përse emigrantët lihen në harresë.
Emigracioni masiv në fillimet e tij, preku të gjitha shtresat shoqërore . Të larguarit kishinnë mendje, për tu kthyer sa më shpejt mbrapësht, në shtëpinë e tij pranë familjes.
Ishte vetëm një iluzion!
Të shumtët, tërhoqën edhe familjet në këtë rrugëtim të vështirë . E përsëri kokën mbrapa e mbajnë, me shpresën se një ditë do kthehen !
Kjo ëndërr e jona, akoma vazhdon . .. .
Vazhdon, pasi edhe ne duam të rikthehemi. Megjithëse për tu rikthyer kemi pengesa të pafund’me. Pengesa të cilat, janë ato që na sollën në emigracion . E për këtë, është një armatë e tërë, që perkujdesen te jenë sa më të pa kalueshme . Kujdesen, sepse emigracioni i ka të gjitha mundesite, të japë kontributin e duhur në ndryshimet rrënjësore, gje që e ka të domosdoshëme vendi ynë . Mbajtja sa më larg e emigrantëve, është edhe mënyra më e mirë, për të pasur në Shqipëri disa qindra milion dollarë në vit, nga dërgesat e tyre.
Ka dhe diçka tjeter ! ..tani emigrantët kanë mbi 20 vite punë, edhe për pak hyjnë në mos paçin hyrë në rrjedhën e pensionit.
Një patate e nxehtë në marveshjet e qeverisë vasale . ..!
Arsye madhore është edhe asimilimi!
Me mijëra emigrantë, janë të destinuar të asimilohen . E ky asimilim që i kushton shtrënjt Kombit tonë, ndodh nën pranimin në heshtje të qeverisë që na “qeveris “!
Ndodh pasi heshtja, injoranca , nderhyrjet dhe antikombtarizmi kane lëshuar rrënjë të thella .
Ndodh, pasi edhe vetë emigrantët, sikur janë pajtuar me këtë gjendje .