Në Mynih po mbahet Konferenca e Sigurisë, ku i pranishëm është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Ai shoqërohet nga ministrat Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.
Lajmin e bën me dije vetë kreu i qeverisë me statusin e mëposhtëm:
🇩🇪Munich Security Conference 2023
Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes sonë kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi🇦🇱🤝🇺🇸



