Omonia dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kanë zyrtarizuar kandidatët për Bashkinë Dropull, Finiq dhe Himarë për zgjedhjet e 14 Majit.
Thanas Maneka është kandidat për Dropullin ndërsa për Finiqin do të jetë kryebashkiaku aktual, Leonidha Kristo.
Kandidat për bashkinë e Himarës do të jetë Fredi Beleri, i cili ka hedhur edhe një status në “Facebook” me foton e përbashkët të Kreut të PBDNJ dhe kandidatëve.




