NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Këlliçi: PD dhe unë nuk i ndahemi Veliajt derisa të mbaje përgjegjësi për vjedhjet me grupin e strukturuar kriminal në Bashki
    2 years ago
    Të Fundit
    Spiropali bojkoton mbledhjen e grupit të PS
    1 hour ago
    Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!
    21 hours ago
    Belind Këlliçi/ Prokurori e zakonshme, qeveri speciale!
    1 day ago
    Flamur Noka: Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Agim Nesho/ POLITIKA E JASHTME E SHQIPËRISË NUK ËSHTË NJË PIKTURË QË MUND TA NGJYROSËSH SI TË DUASH
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Spiropali bojkoton mbledhjen e grupit të PS
Kryesore Politikë
Britani/ Fund i një privilegji 700-vjeçar
Të tjera
Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet të plotë me Izraelin !
Të tjera
Protesta e PD-së para Parlamentit, nesër, ora 10:00/ Policia e Shtetit njofton: Do bllokohet rruga “George W. Bush”…
Kryesore
Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Agim Nesho/ POLITIKA E JASHTME E SHQIPËRISË NUK ËSHTË NJË PIKTURË QË MUND TA NGJYROSËSH SI TË DUASH

Neutrale
Last updated: 2023/01/20 at 4:45 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Dhjetë vite pasi zvarritet në pushtetin e palimituar të fitimeve dhe abuzimeve me pasurinë e popullit, regjimi i Rilindjes foli dhe për sukseset e mëdha në Politikën e Jashtme të Shqipërisë. Shumë krenare për arritjet, Ministria e Jashtme shprehu sukseset e Politikës së Jashtme të Shqipërisë në: marrjen e afganëve, Këshillin e Sigurimit, përkrahja për Kosovën dhe puna për rregullimin e marrëdhënieve me Greqinë. Të quash cështjet e përmendura më lart si suksese të politikës së jashtme tregon se sa larg jemi ne me standartet e Politikës së Jashtme të vendeve perëndimore europiane apo një vendi anëtar të NATO-s. Kjo varfëri në elementet e politikës së jashtme tregon se cfarë nuk funksionon në këtë drejtim në Shqipëri.

Së pari: Politika e Jashtme e Shqipërisë nuk është institucionale, e bazuar në platforma dhe strategji të miratuara me konsensus kombëtar. Fatkeqësisht politika e jashtme e Shqipërisë është personalizuar nga kryeministri Rama dhe përdoret në funksion të ruajtjes së pushtetit të tij personal.

Së dyti: Politika e Jashtme e Shqipërisë përdoret në funksion të politikave klienteliste të kryeministrit për të rregulluar marrëdhëniet me partnerët tanë strategjik. Klientelizmi në të gjitha aspektet si dhe korrupsioni i tejskajshëm në vend deformon parimet dhe linjat kryesore të politikës së jashtme. Marrja e afganëve është vërtetë një veprim i mirë për t’ju ndodhur afër aleatëve, por nuk është kurrë një sukses i politikës së jashtme të një shteti serioz. Klientelizmi i zotit Rama për të marrë armët kimike, opozitën iraniane apo afganët tregojnë se veprime të tilla janë më tepër servilizëm, nevojë për ta toleruar për shërbimet që bën se sa një detyrim i nevojshëm i politikës së jashtme.

Së treti: angazhimi në forumet kryesore ndërkombëtare nuk është një sukses, por një angazhim serioz dhe detyrim të përmbushësh detyrimet ndërkombëtare. Pozicione të tilla vijnë me rotacion, në respekt me parimet ndërkombëtare të barazisë së vendeve dhe nevojës së shanseve të barabarta për cdo vend, pavarësisht shpërndarjes gjeografike.
Bashkëpunimi i Shqipërisë me SHBA-në në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është një sukses i politikës së jashtme, për të kuptuar me se fundi se SHBA është partneri ynë kryesor dhe se është dështim të përdoresh nga fuqi të tjera si Turqia për t’ju bashkuar politikave të rrezikshme anti-perëndimore. Këtu kam parasysh sponsorizimin e rezolutës së Turqisë kundër vendimit të Kongresit Amerikan të njohjes së Jeruzalemit apo votën pro Palestinës për statusin dhe flamurin në OKB.

Së katërti, politika e jashtme e Shqipërisë vitet e fundit nuk ka qenë përkrahëse e cështjes së Kosovës, por ka marrë pjesë në projektet serbo-ruse të anashkalimit të Kosovës dhe zgjidhjes së cështjes së Ballkanit Perëndimor midis Tiranës dhe Beogradit. Politika e Jashtme e Shqipërisë ka qenë dhe është një politikë presioni ndaj Kosovës dhe kërkesës që Kosova pa kushte ti bashkohet politikës Rama-Vucic si dhe zgjidhjeve të tyre për stabilitetin ballkanik. Tirana zyrtare gjatë këtij viti më shumë ka bërë avokatin e Vucic në qendrat perëndimore duke e justifikuar atë për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë se sa për Kosovën, të cilën nuk e ka ndihmuar si në përcaktimin e genocidit serb ashtu edhe me nxitjen e opozitës në Kosovë për të qenë sa më kritike kundër qeverisë, në kushtet e nevojës për një zgjidhje të qëndrueshme midis dy vendeve që përfshin njohjen reciproke.

Së pesti, Tirana zyrtare nuk ka asnjë ide se si do të zgjidhë cështjen e detit me Greqinë. Duke pranuar Gjykatën Ndërkombëtare me një gjest personal të kryeministrit Rama, duket se ai tani po e kupton se në cfarë impasi negativ po e fut zgjidhjen e cështjes së zonave ekskluzive ekonomike të Detit Jon. Ndërsa Ministria e Jashtme po duket qesharake që ka mbetur peng e ligjit të luftës, dhe e një ‘shporte’ cështjesh që do të diskutojë me Greqinë, kryeministri po përpiqet ta zgjasë këtë cështje në kalendat greke për të mos i mbetur njolla e tregtarit të interesave kombëtare.

Politikat e tij konjukturale midis Turqisë dhe Greqisë do ti cojnë politikat e tij sipërfaqësore klienteliste drejt përplasjeve serioze. E vetmja përpjekje që bën zoti Rama në fushën e politikës së jashtme është projektimi i vetes së tij si një faktor përbashkues i elementit Shqiptar në hapësirat ballkanike. Edhe kjo strategji më tepër i shërben politikave Rama-Vucic, të cilët janë deklaruar si aktorët stabilizues që mund të arrijnë paqen në Ballkan. Projeksioni i vetvetes si element përbashkues i shqiptarëve pa qenë një faktor I tillë dhe I besueshëm për shqiptarët dhe pa pasur një strategji të mirëpranuar për avancimin e cështjes Shqiptare, më shumë ju shërben skenarëve të Vucic-it për të arritur zgjidhje të reja gjeopolitike në Ballkan.

Si përfundim, mund të themi se Politika e Jashtme e Shqipërisë ka mbetur në nivelet më të ulëta nga trajtimi klientelist i vetëm një protagonisti, Edi Ramës. Ai devijoi aksin e integrimit Europian të Shqipërisë drejt aksit Beograd-Ankara dhe ka mbetur peng i politikave të reja gjeopolitike të Serbisë.

Kjo politikë e jashtme e deformuar ka vetëm një zgjidhje për kalibrim: Ndryshimin sa më shpejt të regjimit dhe ardhjen sa më shpejt në pushtet të politikanëve pro-perëndimorë, pro BE dhe pro cështjes tonë kombëtare.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Spiropali bojkoton mbledhjen e grupit të PS
1 hour ago
Britani/ Fund i një privilegji 700-vjeçar
2 hours ago
Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet të plotë me Izraelin !
14 hours ago
Protesta e PD-së para Parlamentit, nesër, ora 10:00/ Policia e Shtetit njofton: Do bllokohet rruga “George W. Bush”…
20 hours ago
Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!
21 hours ago

Spiropali bojkoton mbledhjen e grupit të PS

Britani/ Fund i një privilegji 700-vjeçar

Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet të plotë me Izraelin !

Protesta e PD-së para Parlamentit, nesër, ora 10:00/ Policia e Shtetit njofton: Do bllokohet rruga “George W. Bush”…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?