Qëllimi i gjithë jetës është vdekja?!
Ta kisha kryer unë këtë frazë do më quanin i rroitur.
Por ja që e ka shkruar Frojdi…Dhe fjala e Frojdit është si llaf perëndie…
Më afrohet një plak.
Në një dorë shkopin. Në tjetrën ndukte me rrip konen.
Bashkoi shkopin ne rripin. Më zgjati dorën.
-Si surrat më duke i njohur. Si të quajnë?
-Mitro Çela…
-Di gjë si më quajnë mua?
-Joo…Nga je?
-Unë nuk di si më kanë ndjellur 85 vjet. Ti më pyet nga je.
-E mba mënd zanatin?
-E nisa si dhjatrua për kalamanë. Një mik më këshilloi:
-Nuk mund të shërosh fëmijët, pa parë me sy e prekur me dorë nga dalin. Dhe u bëra gjinekollig…Me vagina jam deri në lëfyt?!
-Po zonjën?
-Ah zonja! Doli një i marrë. U martua në kishë. Me të njëjtën grua. Ra në sevda gruaja. Ta bëjmë edhe ne një dasëm të dytë! Po pse moj lanete? I tregova një shaka. I thotë kërriçi gomarit:
-Baba! Dua të martohem!
-Biri im! Vetëm gomerët martohen!
-Grua! Duhet të jesh gomar për samar, që të martohesh, pa këmbyer gruan…
Dy ditë pas këtij llafi, i ra damllaja. Vdiq…Më la vetëm. Me konen!
-Ku banon?
-Nuk më kujtohet. I ka humbur nuhatja dhe zagarit. Sot nuk po e gjen shtëpinë. Normal.
I ka ditët të numëruara. Të dy. Të dy kemi një qillim: Si të vdesim!…
…U largua…Mu faneps fillozofi austriak. Frojdi, de!



