Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut, ka thënë se askush nuk duhet ta harrojë apo mohojë këtë masakër.
Ambasada amerikane ka rishpërndarë një deklaratë që ambasadori Hovenier kishte dhënë vitin e kaluar në ceremoninë përkujtimore që ishte mbajtur në Reçak.
“Askush mos ta harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur këtu. Në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerave, SHBA bashkë me aleatët e NATO-s, vepruan për mbrojtjen e civilëve të pambrojtur, në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Këto qëllime pasqyrojnë vlerat e thella të Amerikës dhe Perëndimit. Ne besojmë që të gjithë njerëzit, pavarësisht etnisë apo fesë, meritojnë dinjitetin e të jetuarit në liri dhe siguri”, është shprehur Hovenier.