Universiteti Mesdhetar i Tiranës i akordon titullin Doctor Honoris Causa, kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili e quan kënaqësi dhe mundësi për të thënë disa fjalë rreth librit të tij, “Kritika e Etikës Globale”
Ja postimi:
Kënaqësi pjesëmarrja sot në ceremoninë e dorëzimit të titullit Doctor Honoris Causa, kryeministrit Dritan Abazoviç dhe privilegj mundësia për të thënë disa fjalë rreth librit të tij, “Kritika e Etikës Globale”, i cili është një pasqyrë e dobishme për të kuptuar rrënjët e një fenomeni unikal politik si themeluesi i lëvizjes URA.
Urime të përzemërta, me admirim🙏


