Ish- drejtoresha e kabinetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, Alda Klosi duket se ka qenë me fat dhe e privilegjuar nga çdo lidhje fisnore.
Asaj i janë bërë shumë dhurata. Sidomos nga familjarë të saj. Zyrtares së shtetit Alda Klosi që pastruesja i vodhi 120 mijë euro në banesë, në tetor të vitit 2021 i janë dhuruar dy apartamente në Shëngjin.
Alda Klosi, që denoncoi grabitjen e bërë nga Rozeta Dobi, është pronare dhe bashkëpronare e 7 pasurive të paluajtshme dhe e një makine.
Klosi është pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2. Nga të dhënat e siguruara, është bërë pronare e pasurive në tetor 2021 me kontratë dhurimi.
Ajo ka pohuar se dhuratat e shtrenjta i janë bërë nga nusja e xhaxhait.
Alda Klosi është bashkëpronare me Altin Klosin, me të cinin ka një apartamenti 72 m2 në Tiranë si dhe i një tjetër apartamenti 47 m2 në Tiranë.
Ish zyrtarja e lartë është gjithashtu bashkëpronare e një tjetër apartament në Tiranë me sipërfaqe 50 m2. Klosi është bashkëpronare edhe e dy sipërfaqe trualli në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2.
Ajo ka në pronësi edhe një makinë të tipit Toyota RAV4.

