NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Reforma zgjedhore/ Grupimi “Dhjetor ’90” i ftuar në tryezën e partive të opozitës
    2 years ago
    Të Fundit
    Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
    2 days ago
    Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…
    3 days ago
    “Rama bëri sot vetëvrasje politike”, Berisha: Nuk votoi pro Ballukut, por për të mbrojtur krimet e tij
    3 days ago
    Belind Këlliçi/ 82 votat e turpit, kundër Shqipërisë!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Papa trupit diplomatik: asnjë paqe nuk është e mundur pa çarmatim
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi/ Kur Edi Rama e nis të dielën me 3 mashtrime..
Të tjera
I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
Bota
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
Të tjera
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
Të tjera
Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Papa trupit diplomatik: asnjë paqe nuk është e mundur pa çarmatim

Neutrale
Last updated: 2023/01/10 at 9:32 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Në fjalimin e tij para Trupit Diplomatik të akredituar në Selinë e Shenjtë, Papa Françesku bëri thirrje të ndalet “konflikti pa kuptim” në Ukrainë e të zhduket dënimi me vdekje, duke filluar nga Irani.

Papa kërkoi zgjidhjen e dy shteteve në Tokën Shenjte dhe “çarmatimin e plotë” në gjithë botën: “Jemi të gjithë të humbur nën kërcënimin bërthamor”. Pastaj, thirrja për gratë e kundër abortit, si edhe shqetësimi për gjendjen në vendet me tensione, për shkak të “polarizimeve”

R.SH. – Vatikan

I shqetësuar për “dobësimin e demokracisë dhe të mundësisë për liri, që ajo jep, në shumë anë të botës, pavarësisht nga kufizimet e sistemit njerëzor”, Papa iu drejtua sot Trupit Diplomatik të akredituar në Selinë e Shenjtë, anëtarët e të cilit i priti në Vatikan, në audiencën tradicionale për shkëmbimin e urimeve të Krishtlindjes e të Vitit të Ri 2023. E pranishme për Shqipërinë, e ngarkuara me punë, zonja Majlinda Dodaj. Duke përshkuar aspektet kryesore të enciklikës së shën Gjonit XXIII, “Pacem in Terris”, së cilës, sivjet, i kremtohet 60-vjetori i botimit, Françesku denoncoi se nga kjo gjendje vuajnë më shumë “gratë, pakicat etnike, si edhe ekuilibri i shoqërive të tëra, në të cilat problemet çojnë në tensione sociale e madje, edhe në konflikte të armatosura”.

Detyra e ambasadorëve për paqen

“Do të ishte bukur – u uroi Ati i Shenjtë Françesku ambasadorëve e përfaqësuesve diplomatikë – që të takoheshim vetëm për ta falënderuar Zotin e Gjithpushtetshëm për të mirat, që na dhuron gjithmonë, pa u detyruar të bëjmë listën e gjendjeve dramatike, të cilat e mundojnë njerëzimin”, por, ende sot, kjo nuk është e mundur. Megjithatë, para se të rreshtonte problematikat e botës, Papa u bëri të qartë ambasadorëve rolin, që kanë në përmirësimin e situatës.

“Prania juaj afirmon vlerën e paqes dhe të vëllazërimit njerëzor, të cilat arrihen më ndihmën e dialogut. Në të vërtetë, detyra e diplomacisë është pikërisht zbutja e konflikteve për të favorizuar një atmosferë bashkëpunimi dhe besimi të ndërsjellë që të plotësohen nevojat e përbashkëta. Mund të thuhet se ajo është ushtrim i përvujtërisë, sepse kërkon ta sakrifikosh pak dashurinë për veten për të hyrë në marrëdhënie me tjetrin, për t’ia kuptuar arsyet dhe këndvështrimet, duke iu kundërvënë krenarisë dhe arrogancës njerëzore, që sjellin dëshira për luftë”.

Dritëhijet e gjendjes globale: kërcënimi bërthamor

Para se të bënte listën e problematikave të botës, Ati i Shenjtë nuk harroi të vinte në dukje arritjet e këtij viti, si: vendimi i Zvicrës, Republikës së Kongos, Mozambikut dhe Azerbajxhanit për të emëruar ambasadorë rezidentë në Romë; nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe të Selisë së Shenjtë me Republikën Demokratike të São Tomé e Principe dhe me Republikën e Kazakistanit; zgjatja për dy vite të tjera e marrëveshjes me Kinën; botimi i Kushtetutës së re apostolike “Prædicate Evangelium”, e cila u siguron të gjitha shteteve bashkëpunimin e Vatikanit.

Më pas, duke pasur parasysh zgjidhjen e krizës së raketave në Kubë, më 1962, edhe me kontributin e shën Gjonit XXIII, Papa që shkroi “Pacem in Terris”, Françesku vuri në dukje se edhe sot bota kërcënohet nga armët bërthamore.

“Nga ky këndvështrim, – theksoi ai – shkakton shqetësim të veçantë amullia e negociatave rreth riaktivizimit të Planit të Përbashkët Global të Veprimit, i njohur si Marrëveshja Bërthamore e Iranit. Shpresoj që të arrihet sa më shpejt një zgjidhje konkrete për të garantuar një të ardhme më të sigurt”.

Thirrja për Ukrainën   

E pastaj, lufta në Ukrainë, për fundin e së cilës Papa ka bërë thirrje disa herë.

“Nuk mund të mos përsëris sot, thirrjen time për fundin e menjëhershëm të këtij konflikti pa kuptim, ndikimet e të cilit ndihen në rajone të tëra, madje edhe jashtë Evropës, për shkak të pasojave në fushën e energjisë dhe në fushën e prodhimit të ushqimit, veçanërisht në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme”, nënvizoi Françesku.

Duke përmendur sërish shprehjen e tij të njohur për “luftën e tretë botërore pjesë-pjesë”, Ati i Shenjtë përshkoi shkurtimisht të gjitha vendet, ku konfliktet, ose mungesa e dialogut, i sjellin vuajtje popullsisë. Foli për Sirinë e martirizuar, duke kërkuar që sanksionet ndërkombëtare të mos e keqësojnë më tej jetën e banorëve. Shprehu shqetësimin për dhunën në rritje ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve, sidomos për gjendjen në Jeruzalem, qytet, që duhet të kthehet në thirrjen e tij të parë për të qenë vend i paqes. Papa nënvizoi me forcë nevojën e dialogut për të arritur në zgjidhjen e dy shteteve për dy popujt e zonës. Pastaj, përmendi shtegtimin e fundmuajit në Republikën Demokratike të Kongos e në Sudanin e Jugut, – vende, që kanë nevojë për paqe – së bashku me kryeipeshkvin anglikan të Kanterbërit dhe me Moderatorin e përgjithshëm të Kishës Presbiteriane të Skocisë. Nuk harroi Kaukazin jugor, Jemenin, Etiopinë, Afrikën Perëndimore, Mianmarin, gadishullin korean, duke denoncuar “pasojat vdekjeprurëse të prodhimit të vazhdueshëm të armëve të reja, gjithnjë e më të sofistikuara” e duke kërkuar çaramatimin e përgjithshëm, “sepse asnjë paqe nuk është e mundur, aty ku përhapen mjete vdekjeje”.

“Pacem in Terris” përvijon udhën e paqes

 Por si duhet kapur sërish filli i paqes? – pyeti Papa Françesku. Përgjigjja, sipas tij, ndodhet pikërisht në ç’pati shkruar 60 vite më parë shën Gjoni XXIII në enciklikën “Pacem in Terris”. Për paqen nevojiten katër elemente thelbësore: e vërteta, drejtësia, solidariteti dhe liria. Këto janë gurthemelet, mbi të cilat ndërtohen si marrëdhëniet ndërmjet individëve, ashtu edhe ato ndërmjet bashkësive politike e vendeve të ndryshme, nënvizoi Papa Françesku.

Paqe vetëm kur pranohet e vërteta: të drejtat e grave

Të arrish paqen, vërejti Ati i Shenjtë Bergoglio, do të thotë, para së gjithash, të respektosh njeriun si të tillë, të drejtën e tij për të ekzistuar, si edhe t’i garantosh atij lirinë për të kërkuar të vërtetën, për ta shfaqur e për ta përhapur publikisht mendimin e tij për të. Për pushtetin publik, kjo do të thotë të krijojë një ambient të përshtatshëm për ushtrimin e këtyre të drejtave, në respektimin e detyrave të secilit. Këtu, Papa e ngriti zërin për respektimin e të drejtave të grave, konsideruar si qytetare të dorës së dytë. Denoncoi dhunën dhe abuzimet kundër tyre, sidomos aty ku u mohohet mundësia për të studiuar, për të punuar, për të shprehur talentin, për t’u kuruar e madje, edhe për t’u ushqyer. Kërkoi të mbrohet jeta, pa e kthyer abortin në “të drejtë”; të zhduket krejtësisht dënimi me vdekje e jo siç po ndodh këto ditë në Iran, pas manifestimeve për respektimin e dinjitetit të grave.

Të zhduket dënimi me vdekje. Rëndësia e edukimit

“Dënimi me vdekje – theksoi Bergoglio –  nuk mund të përdoret për të ashtuquajturën drejtësi shtetërore, sepse ai nuk shërben si parandalues e as u siguron drejtësi viktimave, por vetëm ushqen etjen për hakmarrje”. E duke vënë në dukje se ulja e lindjeve të fëmijëve rrjedh nga një lloj “frike” për jetën, që po përhapet edhe në vende të zhvilluara nga pasiguria e së nesërmes, Ati i Shenjtë përvijoi rrugën që frika, e ushqyer nga injoranca dhe paragjykimet, të mos degjenerojë në konflikt.

“Edukimi – tha ai – është ilaçi kundër tyre. Selia e Shenjtë promovon një vizion të gjithanshëm për edukimin, në të cilin ‘kulti i vlerave fetare dhe përsosja e ndërgjegjes morale ecin paralelisht me asimilimin gjithnjë e më të madh të elementeve shkencoro-teknike’. Edukimi kërkon gjithmonë respektin e plotë për njeriun dhe fizionominë e tij të natyrshme, duke shmangur imponimin e një vizioni të ri, konfuz, mbi qenien njerëzore… Prandaj, është e paparanueshme që një pjesë e popullsisë të përjashtohet nga edukimi, siç po ndodh me gratë afgane”.

Papa përmendi Samitin e OKB-së për transformimin e edukimit, që u mbajt në shtator dhe mbështeti kërkesën e tij që brenda vitit 2030, të merren vendime për përballimin e “katastrofës edukative” e t’u sigurohet të gjithëve arsim cilësor. Edhe duke përdorur për këtë qëllim fonde, që deri tani, u janë rezervuar shpenzimeve ushtarake.

Persekutimi kundër të krishterëve e liria fetare

“Paqja – vijoi më tej, Papa – kërkon edhe njohjen universale të lirisë fetare. Është shqetësues fakti që njerëzit persekutohen vetëm pse e deklarojnë publikisht fenë dhe ka shumë vende ku liria fetare kufizohet. Rreth një e treta e popullsisë së botës jeton në këtë gjendje. Krahas mungesës së lirisë fetare, ka edhe persekutim mbi baza fetare. Nuk mund të mos përmend, siç dëshmojnë disa statistika, se një ndër shtatë të krishterë persekutohet”.

Dhuna dhe diskriminimi kundër të krishterëve rriten edhe në vende ku ata nuk janë pakicë, denoncoi Françesku. Liria fetare, nënvizoi ai, nuk mund të reduktohet thjesht në lirinë e kultit. Ati i Shenjtë vuri në dukje rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe rezultatet e mira, që ka sjellë zbatimi i Dokumentit për Vëllazërimin Njerëzor, që ai vetë e nënshkroi së bashku me Imamin e Madh të Al Azharit në vitin 2019. Por, ka ende shumë për të bërë.

“Shpesh, i atribuohen fesë konfliktet e ndryshme, që shoqërojnë njerëzimin dhe nganjëherë, ka përpjekje të kritikueshme instrumentalizimi të fesë për qëllime thjesht politike. Por, kjo është në kundërshtim me këndvështrimin e krishterë, i cili nxjerr në pah se rrënjët e çdo konflikti gjenden në çekuilibrimin e zemrës njerëzore: ‘Nga brenda, domethënë nga zemra e njerëzve, dalin qëllimet e liga’ (Mk 7,21), siç na kujton Ungjilli. Krishterimi nxit paqen, ashtu siç nxit kthesën dhe ushtrimin e virtytit”.

Paqja kërkon drejtësinë

Kriza e vitit 1962, iu kthye sërish Papa enciklikës “Pacem in Terris” të shën Gjonit XXIII, për të shpjeguar bazën e dytë për arritjen e paqes, përfundoi edhe falë “bindjes se mosmarrëveshjet mund të zgjidhen në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare dhe përmes atyre organizatave, kryesisht Kombeve të Bashkuara, të cilat u ngritën pas Luftës II Botërore, për të zbatuar diplomacinë shumëpalëshe”. Ky sistem – mjafton të shihet konflikti në Ukrainë – ka hyrë prej kohësh në krizë, pasi bazohet në krijimin e blloqeve aleancash e jo në realizimin e mundësive që të gjithë të hyjnë në dialog, vërejti Françesku.

 Ati i Shenjtë Bergoglio nuk harroi të përmendë të mirat, që mund të arrihen së bashku, si “nismat e lavdërueshme për të reduktuar varfërinë, për të ndihmuar emigrantët, për të luftuar ndryshimet klimatike, për të promovuar çarmatimin bërthamor dhe për të ofruar ndihmë humanitare”, por denoncoi edhe format e reja të kolonizmit ideologjik e përpjekjet e forumeve ndërkombëtare për të imponuar një mendim unik, duke vënë kushte për ndihmat ekonomike.

“Duhet t’i rikthehemi dialogut, dëgjimit dhe bisedimit, duke favorizuar ndarjen e përgjegjësive dhe bashkëpunimin në kërkimin e së mirës së përbashkët, në emër të atij solidariteti, që ‘rrjedh nga përgjegjësia para ligështisë së të tjerëve, duke kërkuar fatin tonë të përbashkët’. Përjashtimet dhe vetot e ndërsjella nxisin vetëm ndarje të mëtejshme”.

Paqja kërkon solidaritet

Paqja kërkon solidaritet

Kemi nevojë për njëri-tjetrin, vuri në dukje më tej Papa, duke folur për tri fusha, në të cilat shihet qartë lidhja ndërmjet njerëzve e nevoja për solidaritet – themeli i tretë i paqes. Së pari, migracioni, për të cilin Françesku i kërkoi Evropës të miratojë Paktin e ri për Migracionin dhe Strehimin e refugjatëve, por edhe të kujdeset që mikpritja e emigrantëve të mos rëndojë krejtësisht mbi vendet e para, ku ata vënë këmbën për të hyrë në kontinentin e vjetër.

Së dyti, ekonomia dhe puna. “Krizat e viteve të fundit – vërejti Ati i Shenjtë – nxorrën në pah kufizimet e një sistemi ekonomik, që synon të krijojë më shumë fitime për pak vetë sesa mundësi mirëqenieje për shumicën; të një ekonomie, përqendruar më shumë në paratë sesa në prodhimin e mallrave të dobishme. Kjo i ka dobësuar ndërmarrjet dhe e ka bërë tregun e punës tepër të pabarabartë. I duhet dhënë dinjitet biznesit dhe punës, duke luftuar të gjitha format e shfrytëzimit, që i trajtojnë punëtorët si mall, pasi ‘pa punë të denjë dhe të paguar mirë, të rinjtë nuk bëhen të rritur dhe pabarazitë shtohen’”.

 Së treti, Papa nënvizoi edhe një herë rëndësinë e kujdesit për shtëpinë e përbashkët, për të përballuar pasojat e ndryshimeve klimatike, shpesh, shkatërrimtare për popullsi e për zona të tëra të planetit. Kujtoi se Selia e Shenjtë ka vendosur të marrë pjesë në Konventën-Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike dhe uroi që masat e përvijuara nga takime si COP27 dhe COP15 të realizohen.

Paqja kërkon lirinë

 Jo më kot, baza e katërt për arritjen e paqes, sipas Papës, është liria. “Kjo është e mundur – pohoi ai – nëse në çdo bashkësi nuk mbizotëron kultura e shtypjes dhe e agresionit, që e shikon fqinjin si armik për t’u luftuar dhe jo si vëlla apo motër për t’u mirëpritur dhe përqafuar”. Françesku përshkroi problemet që vijon të sjellë mungesa e lirisë e dobësimi i demokracisë në të gjitha kontinentet, ku shtohen polarizimet politike e shoqërore, duke penguar zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve e duke krijuar tensione, që bartin në vetvete bërthamën e dhunës, prandaj, mund të shkaktojnë konflikte, edhe të rënda. Përmendi Haitin, Perunë, Libanin, duke shprehur shqetësim të thellë për gjendjen në këto vende e në anë të tjera të globit, por duke përfunduar me fjalët e shën Gjonit XXIII: “Gjithsesi, kemi të drejtë të shpresojmë se njerëzit, duke u takuar dhe duke biseduar, do t’i zbulojnë më mirë fijet që i lidhin e që vijnë nga humanizmi i tyre i përbashkët e do të zbulojnë edhe se një nga kërkesat më të thella të këtij humanizmi të përbashkët është që ndërmjet tyre e ndërmjet popujve të tyre të mos mbretërojë frika, por dashuria: e gjithë kjo priret të shprehet përmes një bashkëpunimi me besnikëri, të shumanshëm, bartës të shumë të mirave”.
Me këto dëshira, Papa u bëri ambasadorëve të akredituar në Selinë e Shenjtë dhe vendeve, që ata përfaqësojnë, urimet më të ngrohta për vitin e ri. vaticannews

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi/ Kur Edi Rama e nis të dielën me 3 mashtrime..
4 hours ago
I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
22 hours ago
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
1 day ago
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
1 day ago
Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
1 day ago

Belind Këlliçi/ Kur Edi Rama e nis të dielën me 3 mashtrime..

I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin

Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.

Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?