NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Me gazetarët mbas daljes nga SPAK/ Berisha: Ne nuk ndërhyjmë në punët e protestës, por e mbështesim fuqimisht atë!
    9 hours ago
    Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
    11 hours ago
    Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
    2 days ago
    Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Oliver Jens Schmitt/ Në Ballkan ekziston vetëm një shtet që shkakton ngatërresa – Serbia!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Me gazetarët mbas daljes nga SPAK/ Berisha: Ne nuk ndërhyjmë në punët e protestës, por e mbështesim fuqimisht atë!
Kryesore Politikë
Nga Ditmir Bushati:E ARDHMJA ËSHTË KËTU
Të tjera
Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi: Ra kjo protestë e u pamë!
Të tjera
Rama mbron projektin në Zvërnec dhe Sazan, shpërfill kritikat: Nuk shkelim standardet e BE-së
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Oliver Jens Schmitt/ Në Ballkan ekziston vetëm një shtet që shkakton ngatërresa – Serbia!

Neutrale
Last updated: 2023/01/09 at 7:33 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Historiani zviceran dhe profesori në Universitetin e Vjenës, Oliver Jens Schmitt, ka kritikuar BE-në për mungesë presioni ndaj Serbisë, e cila, sipas tij, vazhdon të mbetet faktor negativ dhe destruktiv. Sipas Schmitt kryeministri Albin Kurti dallon nga paraardhësit e tij ndaj të cilëve BE mund të ushtronte lehtë presion ngase ishin të diskredituar nga aktivitetet me gjasë kriminale.

Në një intervistë dhënë gazetares Adelheid Wölfl të gazetës austriake “Der Standard”, historiani i njohur Oliver Jens Schmitt ka akuzuar Serbinë për eskalim të situatës në Kosovë. Schmitt theksoi se kriza në veri të Kosovës nuk mund të shihet jashtë kontekstit të sulmit rus në Ukrainë. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse ka premtuar përkrahje të plotë për Serbinë, pra ndërlidhja e të dyja krizave është bërë nga vetë Rusia. Me këtë prapavijë Serbia është duke ndërtuar kulisën e kërcënimit.

Schmitt nenvizoi se po shihet qartë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka ndryshuar kurrë, ai mbetet çfarë ka qenë: ministër i propagandës i Sllobodan Millosheviqit. Vuçiq, sipas Schmitt, po e përdor gjuhën e dikurshme duke e quajtur “llum terrorist” kryeministrin kosovar, i cili si lider studentor ka qenë në burgjet serbe.

Në pyetjen se a po synon Vuçiqi me manovrat e tij ndarjen e Kosovës dhe grabitjen e veriut, historiani Schmitt u përgjigj: “Ai (Vuçiq) e ka zgjeruar fushën manovruese. Por pjesë të rëndësishme të elitës serbe nuk janë të gatshme të heqin dorë nga Kosova në tërësi, ndonëse nuk shpjegojnë se si do te mund ta qeverisnin vendin kundër vullnetit të shumicës së popullsisë. Nuk është e sigurt nëse Vuçiqi e sheh si kërkesë maksimale marrjen e veriut. Ndarja – e cila nga pikëmapja perëndimore duhet të hidhet poshtë – për Vuçiqin nuk do të ishte fundi i historisë. Disa vëzhgues mendojnë se me aneksimin e disa pjesë të Ukrainës do të kënaqeshin pretendimet ruse. Por në aspektin afatgjatë Putini nuk do të rrinte i qetë nëse do të merrte 20 për qind të Ukrainës – dhe Vuçiq nuk do të ishte i kënaqur përfundimisht nëse do të merrte veriun e Kosovës”.

Schmitt kritikoi Bashkimin Europian për mirëkuptimin maksimal ndaj Serbisë duke theksuar se ky vend është faktor i rëndësishëm. “Kjo është e vërtetë. Por Serbia është para së gjithash faktor negativ dhe destruktiv. Shkaku i problemit është qeveria serbe, kjo duhet të thuhet qartë”.

Në konstatimin e gazetës së qeveria e Albin Kurtit javëve të fundit vazhdimisht është detyruar të lëshojë pe, pasi këtë e kanë kërkuar SHBA-të dhe BE, Oliver Schmitt u përgjigj: “Kurti ka ardhur në pushtet përmes zgjedhjeve demokratike. Kurti është zgjedhur edhe për shkak se dëshironte të arrinte një pavarësi më të madhe nga shtetet perëndimore. Ky është qëndrim legjitim duke pasur parasysh se ndaj paraardhësve të tij Perëndimi lehtë mund të bënte presion për shkak të komprometimit të tyre me gjasë kriminal. Shtetet perëndimore nuk duhet të kenë interes ta dobësojnë qeverinë Kurti, aq më tepër që Kosova, në krahasim me Serbinë, është demokraci funksionale. BE dhe SHBA duhet ta kenë po ashtu parasysh se kërkesat e tyre ndaj qeverisë kosovare mund të nxisin strukturat paralele serbe dhe potencialisht mund ta destabilizojnë Kosovën”.

Schmitt deklaroi se në Ballkan ekziston vetëm një shtet që shkakton ngatërresa: ajo është Serbia. “Do të ishte e rëndësishme që edhe popullsisë serbe t’i bëhet e qartë se kjo nuk tolerohet më”, tha Schmitt.

Ai kërkoi që BE ta vë Serbinë para zgjedhjes: të heqë dorë nga loja e dyfishtë mes Perëndimit, Rusisë dhe Kinës dhe të vendosë për apo kundër integrimit në BE. “Fundja Serbia nuk mund ta ndryshojë gjeografinë: ajo është e rrethuar me shtete të BE-së dhe NATO-s. BE nuk e ka shfrytëzuar deri më tani fuqinë e saj dhe nuk i ka bërë presion Serbisë”.

Koha.net

Neutrale January 9, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Me gazetarët mbas daljes nga SPAK/ Berisha: Ne nuk ndërhyjmë në punët e protestës, por e mbështesim fuqimisht atë!
9 hours ago
Nga Ditmir Bushati:E ARDHMJA ËSHTË KËTU
10 hours ago
Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
11 hours ago
Lutfi Dervishi: Ra kjo protestë e u pamë!
1 day ago
Rama mbron projektin në Zvërnec dhe Sazan, shpërfill kritikat: Nuk shkelim standardet e BE-së
1 day ago

Me gazetarët mbas daljes nga SPAK/ Berisha: Ne nuk ndërhyjmë në punët e protestës, por e mbështesim fuqimisht atë!

Nga Ditmir Bushati:E ARDHMJA ËSHTË KËTU

Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha

Lutfi Dervishi: Ra kjo protestë e u pamë!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?