Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Vijojmë pa u ndalur investimet në infrastrukturën e shëndetësisë, të cilës shumë shpejt do t’i shtohen edhe 40 Qendra Shëndetësore, thekson kreu i qeverisë.
Ja postimi:
🏥 Vijojmë pa u ndalur investimet në infrastrukturën e shëndetësisë, të cilës shumë shpejt do t’i shtohen edhe 40 Qendra Shëndetësore në shërbim të komunitetit nga veriu në jug. Që prej fillimit të programit kombëtar të rilindjes së qendrave të kujdesit parësor, 340 qendra shëndetësore dhe ambulanca janë rindërtuar nga e para me standardet më të mira, në shërbim të 1.2 milion qytetarëve🤍



