Partia Agrare Ambjentaliste e qarkut Elbasan ka reaguar ndaj një shqetësimi shumë të dukshëm që ka të bëjë me kurorën e qytetit të Prrenjasit.
Brezi i pyllit me pisha është degraduar pothuajse tërësisht dhe nuk ka asnjë ndërhyrje nga organet kompetente.
Ja postimi i PAA-së së qarkut Elbasan:
Pishat e Qytetit të Prrenjasit
janë degraduar komplet askush nuk kujdeset për mushkëritë dhe shëndetin e këtyre banorëve. Shteti me propagandën e tij vazhdon të na mbushë mendje se çdo gjë është fake news 😡😡
Asnjë instancë lokale apo rajonale nuk identifikon këtë katastrofë mjedisore.







