Eliminimi fizik i Kundër-Admiralit dhe Komandantit të Flotës Luftarake Detare Shqiptare Teme Sejko – një nga krimet më barbare, më monstruoze, më sadiste e më makabre të rregjimit komunist e diktaturës së kriminelit Enver Hoxha.
Në shenjë mirenjohje e respekti familjar si dhe në forme akuze të rëndë publike për gjithë c’ka ngjau me tragjedinë e tmerrshme të familjes së Teme Sejkos po postoj sot pa detaje të tepërta e pa historira që dihen e janë ripërsëritur disa herë…të vërtetën e krimit makaber të 62 viteve më parë…
….Teme Sejko ishte dhe mbetet njëri ndër bijtë fisnike të Çamërisë …kishte lindur në 25 gusht 1922 në Filat të krahinës së Konispolit…nga prindër atdhetarë e familje patriotike e fisnike…
Qysh herët i bashkohet lëvizjes nacional-çlirimtare …madje është themeluesi i çetës partizane Çamëria – duke besuar e luftuar në çlirimin e Shqipërisë prej okupatorit nazi-fashist…dhe për një Shqipëri të lirë e demokratike…
Në vitet 50 kryen Akademinë e fameshme ushtarake sovjetike Voroshillov …me rezultate të shkëlqyera…
Në 17 janar 1958 emërohet Kundër-Admiral dhe Komandant i përgjithshëm i Flotës luftarake detare shqiptare…
Arrrestohet nga Sigurimi i Shtetit në 5 korrik 1960…
Akuza – si kryetar i një grupi puçist ushtarak në bashkepunim me Flotën e 6 amerikane, me spiunazhin rus, italian, grek e jugosllav ke komplotuar për permbysjen e pushtetit popullor dhe eliminimin fizik të Enver Hoxhës [ spiun e bashkëpunëtor edhe i sovjetikëve, por edhe i amerikanëve …banalitet më të madh zorr se gjen gjëkundi …sidomos për kohën në të cilën bëhet fjalë ]…
…E torturojne egërsisht …ndërkohë që në të njëjtën kohë me të janë arrestuar e akuzuar si pjesë e grupit komplotist i vellai i tij Taho Sejko, Tahir Demi e Liri Belishova…
Pushkatohet së bashku me disa krerë të tjerë të lartë të ushtrisë shqiptare si T.Demi, A.Resuli, e H.Mane – në 31 maj të 1961…
Veç kësaj…2 vellezer ja vranë, te birin Sokolin ja pushkatuan në fillim vitet 70 nën akuzën për terror e sabotim të pushtetit popullor…njeri vëlla Suloja dhe bashkëshortja Shpresa u vetvranë…ndërsa djalin tjetër Rajmondin ja arrestuan dhe e dënuan me 10 vjet burg për agjitacion e propagandë…ndërkohë krejt familjen e fare e fisin ja internuan…
…Po çfarë e bën makabër e sadist vrasjen e pushkatimin ”zyrtar” ndaj njërit prej krerëve më të lartë ushtarakë të ushtrisë shqiptare ?
…Pikerisht fakti që….rrëfyer publikisht prej torturuesve, hetuesve, prokurorëve , egzekutuesve e vrasësve të tij është i perbindshem deri në extrem…i pa shembullt e tepër i rrallë edhe në historinë e rregjimeve të tjera gjakatare komuniste, por edhe i diktaturave e diktatorëve kanibalë….në mbarë botën…
….Pasi e rrahëm me dy hunj të trashë për disa orë resht…unë [ Nevzat Haznedari ] dhe Rexhep Kolli…vumë re që Temja pothuajse ishte tashmë i vdekur komplet…ngado e në çdo pjesë të trupit të fryra e të përçudnuara i rridhte gjaku vu…ndaj dhe nuk e goditëm më…duke menduar se në mëngjesin e ditës që do pasonte do ta gjenin të vdekur në qeli…
…Sipas vendimit të Gjykatës …të nesërmen kur çuditërisht ai kish gdhirë i gjallë…e morëm për ta pushkatuar…
E hipëm në Gaz…dhe e vumë në mes [tregon njëri nga ekzekutuesit e tij me mbiemrin Birçe]…ndërkohë që me ndihmën e kolegut tim me mbiemrin Gjondeda …i hodhëm një litar në qafë…duke e tërhequr litarin ai djathtas e unë majtas…derisa Temes ju var koka e na mbeti në dorë …duket se tashmë e kishim mbytur …pasi as merrte frymë e as jepte më asnjë shenjë jete…ndaj vetëm formalisht po e çonim për ta pushkatuar e hedhur në gropën që i kishim hapur një ditë më parë…
….Përpara se ta hidhnim në gropë …erdhi Prokurori që sipas ligjit të atëhershëm …e pas pushkatimit …e qëlloi me pistoletë në kokë për tu bindur plotësisht për vdekjen e egzekutimin e tij…për të cilën i duhej edhe të firmoste zyrtarisht ….
….Unë …mora një kazëm që ishte aty pranë e që kish shërbyer për hapjen e varrit të Temes…dhe e qëllova disa herë me të në kokë…derisa ja prisha kafkën fare…
…Në fund fare…para se të iknim ..na erdhi urdhëri nga Shefi i madh Kadri Hazbiu…që Temen e trupin e tij… – armikun e tmerrshëm të pushtetit popullor e të Enver Hoxhës …duhej ta asgjësonim komplet…e ta zhduknim pa nam e pa nishan…
Atëherë …morëm një bidon plastik që kish brenda Acid…dhe e spërkatem krejt trupin e tij të vdekur që tashmë ndodhej në gropë …. pra e dogjëm të tërin…
Jane këto rrefimet sadiste e makabre të ekzekutorëve të Teme Sejkos…të cilat ndodhen ne Dosjen e ekzekutimit, pushkatimit dhe eliminimit fizik të Kundër – Admiralit dhe Komandantit të Flotës Luftarake Detare të Shqipërisë …në 31 maj të 1961…
Pra …e vranë 5 herë resht …aq e përbindshme ishte egërsia e tyre dhe aq çnjerëzor qe kanibalizmi i tyre …
Absolutisht një nga krimet më makabre e më barbare të rregjimit komunist shqiptar të atyre viteve dhe një nga sadizmat rrëqethëse të diktaturës e të diktatorit…për të cilin dikush sot duhet të përgjigjet…them kështu se dy -tre prej ekzekutorëve të tij me sa di unë janë ende gjallë…dhe kurrë gjatë këtyre viteve të kësaj lesh – demokracie…as ju ka hyrë e as ka ndërmend tu hyjë asnjë lloj Gjembi në këmbë…ndaj dhe jemi këtu ku jemi !