Një makinë është përmbysur në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë. Kujtojmë se është rruga që nga sheshi “Avni Rustemi” të çon në zonën e Porcelanit.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 01:00, pranë zonës së Pazarit të Ri. Në vendngjarje ka shkuar policia.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje.
Nuk ka të dhëna nëse ka të plagosur nga aksidenti.



