Me rastin e festave të fundvitit ka patur një koktejl sot në selinë e PD-së, ku janë ftuar deputetë, anëtarë të Kkëshillit kombëtar, aktivistë dhe emra të tjerë.
Nisur nga ky fakt, nëpërmjet rrjeteve sociale ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, i cili teksa përcjellë një foto në “Facebook” uron demokratët dhe çdo shqiptar për një vit më të mirë.
Ja mesazhi:
Bashkë një dolli për të gjithë shqiptarët. Të kenë shëndet dhe mbarësi kudo që e kanë ndërtuar jetën!
Ka qenë një vit i mbushur me zhvillime të jashtëzakonshme.
Ne demokratët kemi hequr shumë por kemi ditur të ngrihemi nga vështirësitë e të përballemi me të vërtetat tona e jo të arratisemi prej tyre.
Në këtë vit ne i rikthyem shqiptarëve një aset kombëtar, opozitarizmin e vërtetë, opozitën e madhe, Partinë Demokratike.
Urimi i zemrës shkon për PD.
Me fitore 2023-shi! Fitore me ju! ✌🏻



