Mbasi mjetet e bashkisë kanë filluar prishjen e pallatit te rruga “Myslym Keta”, ka reaguar kandidati i opozitës për bashkinë e kryeqytetit Belind Këlliçi.
Kujtojmë se 90 familje, 250 fëmijë, të moshuar, burra e gra dalin pa banesë nga ky akt.
Zdromsit i hanë duart për para.
Një batalion me qindra policë mbron paligjshmërinë e kryetarit të bashkisë, shkruan Këlliçi në “Facebook”
Ja postimi i tij:
Për të prishur e shkatërruar, shteti zgjohet që pa gdhirë. Një batalion me qindra policë mbron paligjshmërinë e kryetarit të bashkisë.
Nuk duronin dot sa të shprehej gjykata. Zdromsit i hanë duart për pare.



