Deputeti dhe tashmë kandidat i opozitës për bashkinë e kryeqytetit, ngre një shqetësim në lidhje me taksën e arsimit, përdorimin e saj dhe kërkesat që u bëhen prindërve të nxënësve në shkolla.
Ai i referohet rastit te shkolla “Dora D’Istria”, e cila është e rikonstruktuar para pak vitesh, por prindërve të nxënësve j’u kërkohen para për dyer, dritare, rafte etj.
Ja postimi i tij:
Qytetarët paguajnë dy herë. Vidhen dy herë.
Shikoni ç’bëjnë!
U kërkojnë para prindërve për një shkollë të rikonstruktuar me taksën e arsimit.
Shkollës së rikonstruktuar i duhen dritare, grila, tabela dhe një lyerje.
Më poshtë mesazhet! ⬇️






