PD e rithemeluar, drejtuar nga lideri historik Sali Berisha, ka ftuar themelues, aktivistë, persona publikë për ceremoninë përkujtimore të 32 vjetorit të themelimit të forcës së parë opozitare në Shqipëri në orën 18.00 në Hotel Rogner.
Gjithashtu, Enkelejd Alibeaj, i komanduar si kryetar i PD-së që pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, ka njoftuar për një ceremoni festive, veçse ai ka zgjedhur që aktivitetin ta bëjë në hotel Tirana në orën 11.00, po të datës së sotme.



