Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi para pak ditësh se “Tirana u shpall kryeqyteti i sportit për vitin 2023”.
Ka reaguar deputeti Belind Këlliçi, i cili zyrtarisht është kandidati i opozitës për kryeqytetin në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Tirana ka konkuruar si qytet, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale dhe çmimin e ka akorduar një shoqatë e financuar nga Sorosi.
Postimi i tij:
Tirana nga kryeqytet bëhet qytet
Kapobetoni ka njoftuar një “sukses” që do e nxjerrë sportin në dritë. Çmimi është dhënë nga një organizatë me qendër në Bruksel, nga të shumtat që financohet nga Soros për t’i bërë qoka klientëve të tij politikanë.
Për çmimin e sportit, Tirana ka hyrë në konkurrim si qytet dhe jo kryeqytet, sepse zdromsit i duhet kupa, pak rëndësi ka nëse e merr edhe si kryeplak fshati.
Në vijim presim të marrim Kupën e Botës për qytetin me më shumë parqe, lulishte dhe zero leje ndërtimi.


