Ekspertja e ekonomisë dhe ndërveprimit ekonomik Besa Manaj ka shprehur një opinion për gjendjen e biznesit dhe ekonomisë.
Me një status lakonik, por tepër thelbësor, në rrjetet sociale, ajo ka reaguar rreth faktit të largimit të fuqisë punëtore nga vendi.
Menaxherët e qeverisë janë udhëhequr nga mania e forcimit të oligarkisë dhe anarkia e shtetit, kanë përjashtuar çdo opsion të planeve rezervë për kriza, thekson ajo.
Ja shënimi i saj:
Skema djallëzore e shpopullimit dhe zëvendësimi me punëtorë nga vende të tjera po shpie në një fatalitet bizneset që kanë mungesë punëtorësh, punëtorë të huaj që nuk pranojnë të vijnë në Shqipëri duke krijuar ngërçe dhe kolaps të paevitueshëm të të gjithë sistemit.
Duke qenë se menaxherët e qeverisë janë udhëhequr nga mania, forcimi i oligarkisë dhe anarkia e shtetit, kanë përjashtuar çdo opsion të planeve rezervë për krizat e çdo lloj natyre.
#biznesinerrezik
#ekonomianerrezik

