Walter Hunt, shpikësi i makinës qepëse, stilolapsit dhe karabinës rimbushëse vdiq i varfër. Në historinë e gjatë të shpikjeve nuk ekziston histori më e trishtuar nga ajo e Walter Hunt. Ishte gjeni absolut për të krijuar gjëra, por krejtësisht i paaftë për të fituar para. Në vitin 1834 shpiku makinën e parë qepëse në Shtetet e Bashkuara. Por atëherë vendi ishte në krizë dhe askush nuk interesohej për një makinë që do të privonte njerëzit nga puna. Pra, nuk u kujdes të garantonte patentën. Disa vite më vonë, Eli Howe shpiku dhe patentoi një makinë të ngjashme dhe fitoi pasuri përtej ëndrrave të tij më të çmendura. Hunt gjithashtu patentoi stilolapsin e parë dhe karabinën e parë me rimbushje, por dështoi për t’i bërë produkte funksionalë. Të tjerë që ia dolën më vonë korrën fitime astronomike. Loja me telin që u bë paramando. Por, pjesa më e mrekullueshme e historisë së Hunt është tjetër. Një pasdite në vitin 1849 filloi të luajë me një copë tel. Në më pak se katër orë e përdrodhi në mënyrë të tillë sa që krijoi një lloj gjilpëre, me sustë në njërën anë dhe buton në anën tjetër: paramandën e sigurisë. Ishte një ide milionë dollarë. Hunt vrapoi dhe e patentoi, por përsëri nuk u bë i pasur. Duke patur nevojë të madhe për pak të holla shiti menjëherë të drejtat e patentës për vetëm 100 dollarë amerikanë! Walter Hunt zotëronte më shumë se 25 patenta, por kurrë nuk bëri atë shpikjen e madhe që do t’i jepte sigurinë financiare familjes së tij. Vdiq në moshën 63 vjeçare në bankën e punës së tij, ndërsa po përpiqej të ndërtonte një lloj të ri pajisje zhytjeje. Kalendari Enciklopedik

