Qeveria me një akt normativ ka autorizuar 570 milionë euro investime buxhetore në dy muaj, 55% e fondit vjetor.
Pikërisht për këtë akt, por jo vetëm ka reaguar deputeti Xhelal Mziu nëpërmjet rrjeteve sociale.
Rishikimi i fundit tregon një rritje të shpenzimeve kapitale në 122,6 miliardë lekë ose rreth 1 miliardë euro, shkruan ai.
Në analizën e tij theksohet se: Rriten investimet dhe ulet konsumi. Investime elektorale në prag zgjedhjesh!
Ja postimi i plotë :
🔴🆘️ Akti i ri normativ, qeveria autorizon 570 milionë euro investime buxhetore në dy muaj, 55% e fondit vjetor! Rriten investimet e ulet konsumi. Investime elektorale në pragë zgjedhjesh!
🆘️Qeveria e çoi më rritje fondin e investimeve publike edhe më shumë se programi fillestar edhe pse deri në fund të tetorit ky zë buxhetor kishte një ecuri mjaft të dobët.
🆘️Rishikimi i fundit tregon një rritje të shpenzimeve kapitale në 122,6 miliardë lekë ose rreth 1 miliardë euro.
🆘️Rritja e këtij zëri u bë në një kohë përgjatë 10 muajve, nga janari në tetor 2022 janë shpenzuar vetëm 55,7 miliardë lekë dhe për dy muaj autorizohen të shpenzohen edhe 67 miliardë lekë.
🆘️Në dy muaj qeveria do të angazhojë 54.5 % të gjithë programit vjetor të investimeve, shumica e të cilave do të alokohen në muajin dhjetor.
🆘️Fondi i parealizuar i investimeve duhet të shkonte për shërbimin e borxhit, i cili tani po përballet me kosto të larta nga rritja e normave të interesit.
🆘️Fondi për investimet kapitale ka ndryshuar tre herë në aktet normative.
Në buxhetin fillestar, në 119,4 miliardë lekë dhe me tej në mars 2022 u ulen në 109 miliardë lekë për shkak të ecurisë së dobët në tremujor, në korrik 2022 fondet për investimet kapitale u rishikuan me rritje ne 112 miliardë lekë dhe në aktin e fundit u përcaktuan në 122,6 miliardë lekë gati 3 milionë euro më shumë se programi fillestar!
🆘️Angazhimi i një shume të tillë investimesh e stimulon rritjen ekonomike të vendit në një kohë që kërkesa e brendshme konsumatorë ka pësuar rënie.
Këto janë investime elektorale dhe jo investime që duheshin bërë në kohën e duhur, ose duke ulur borxhin publik, apo duke rritur konsumin i cili është në rënie drastike!
🆘️Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Auditit në Ministrinë e Financave prej vitesh kanë ngritur shqetësimin në auditet ndaj buxhetit të shtetit se ka mospërputhje të midis zbatimit dhe ligjit të buxhetit.
🆘️Shpenzimet në aktin normativ arrijnë në 665,6 miliardë lekë, nga 660,6 miliardë lekë të parashikuara më parë!





