NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
    5 hours ago
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    2 days ago
    Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lëvizja Studentore që për tre ditë u kthye në luftë Popull-Diktaturë/ Ajet Ramcaj: Betejë e parë e fituar ndaj diktaturës, njohja me Azem Hajdarin, fjala e Berishës
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
Të tjera
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
Kryesore Politikë
Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”
Kryesore
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
Kryesore Politikë
Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lëvizja Studentore që për tre ditë u kthye në luftë Popull-Diktaturë/ Ajet Ramcaj: Betejë e parë e fituar ndaj diktaturës, njohja me Azem Hajdarin, fjala e Berishës

Neutrale
Last updated: 2022/12/10 at 3:03 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Si sot 32 vjet ma parë në 10 Dhjetor 1990-të.

U çuam rreth orës 7 dhe bashkë me Kristi Minga, Gjon Marko dhe Erid Hamzarain (që nuk jeton më) zumë derën e Fakultetit të Ndërtimit duke e ba me fjalë që të mos përdorim forcë me asnji bashkëstudent megjithëse në ato kushte edhe mund ta bënim.

Dolëm heret sepse studentët e Durrsit vinin shpejt me tren.
Erdhën edhe Myftar Gjana, Kujtim Allaraj dhe tjerë më pas dhe u bashkuam tek dera e jashtme e fakultetit.
Hera e parë që pashë se kishim kaq shumë durrsakë në fakultetin tonë.

Megjithëse ftohtë asnjeri nuk tentoi që të hynte në fakultet.
Kjo ish shenja e parë e mirë pasi me Myftarin dhe shokë të tjerë kishim si plan marshimin në kolonë si fakultet mes për mes Tiranës deri në Qytet Studenti.
Pas durrsakëve, ora 8.00, mbushi plotë si asnjëherë oborrin e fakultetit me studentë ku patëm vetëm një incident të vogel me një student tropojan që po e përmend me iniciale Z.S. ( Detajet i theksoi sepse janë qindra studentë dëshmitarë okular të çdo veprimi të bërë në atë kohë)
Pedagogëve që erdhën dhe ngjitën shkallët u hapëm rrugën.
Vetem tre ndër ta dolën në oborr me rregjistra në dorë për t’u bërë presion studentëve me të cilët kishin mësim e të tjerët ndiqnin me vështrim grupin e studentëve nga dritaret.
Nga ora 8.30, nga shkallët, Myftar Gjana që dallohej për artikulim të shkëlqyer dhe qartësi mendimi, u shpjegoi idene që të marshonim në rresht, kolonë për tre në Qytet Studenti.
Vendosëm që itinerari të ishte trotuarit të unazës pasi e dinim që në Sheshin “Skënderbej”, ku ende ndodhej busti i diktatorit, nuk do t’na lejonin të kalonim dhe nuk donim të përsërisim njarjen e një dite ma parë tek Liceu Artistik, ku studentëve ju mbyllën rrugën me forca speciale policore.
U nisëm në rresht dhe unë me Myftarin mundoheshim të ruanim ecjen në kolonë.
Ishim shumë e nuk i numrova, por disa “dembelë” na hypën në autobuzin e unazës.
Tek 21 Dhjetori rruga në drejtim të qendres ish bllokuar nga forca te shumta policie.
Ne vazhduam marshimin në anë të Lanës nga Shallvaret sepse e dinim që kalimi te Piramida do sillte prapë përplasje e dhunë.

Në anën tjetër marshonin disa makina që ne i quanim “Breshkat” e Policisë të cilët na jepnin të kuptonim bllokimin e çdo ure deri tek rruga e Elbasanit, ku një kordon kish bllokuar rrugën kryesore duke na lanë të hapur atë që njihet si rrugica e studentëve mes shtëpive prej qerpiçi që na kishin strehu nji ditë ma parë.
Kur kemi mrritë tek çezmat e Godinës 12, autoporlanti dha lajmin “Inxhinieria e Ndërtimit është me ne”.
Shpërthyen ovacionet dhe na hapën rrugën që të zbrisnim në shesh.

Më mori nga krahu Arben Lika dhe më prezantoi me Azem Hajdarin tek tribuna e improvizuar.
Nga lart pashë që ishim shumë, shumë më teper se 10 mijë studentë që kish Universiteti në ora 9.30 të datës 10 Dhjetor 1990.

Zbrita poshtë te shokët e fakultetit dhe Myftari e Ridvan Peshkëpia ndenjën në tribunë.
Ndërkohë që oratorë të ndryshëm merrnin fjalën, sheshi dhe lulishtet ishin mbushur e në darke turma i kalonte 100 mijë vetët.
Mbaj mend nga oratorët, kur Myftar Gjana ndezi turmen me kërkesën “Të shkarkohet Byroja Politike” si dhe deklaratën e Berishës: “Jam me Ju”.
Presioni i “ushtrisë” 100 mijëshe të Azem Hajdarit detyroi Ramiz Alinë të pranonte Dialog.
Ish Beteja e parë e fituar me diktaturën 45 vjeçare pasi nuk kish ndodhë ndonjëherë një gjunjëzim i tillë i PKSH.
Dy betejat më pare kishin kenë vetëm beteja studente-diktaturë, por Ne për tre ditë arritëm ta kthenim në luftë Popull-Diktaturë.

Neutrale December 10, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
4 hours ago
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
5 hours ago
Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”
1 day ago
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
2 days ago
Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
2 days ago

Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !

Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë

Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”

Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?