Sot në media kanë rrjedhur disa dokumenta sesi banda e inceneratorëve kishte paguar me dhjetra udhëtime të ish-zëvendësit të Edi Ramës, në kohën kur ka qenë Ministër i Financave.
Mijëra euro shpenzime të përfituara nga Arben Ahmetaj dhe të padeklaruara prej tij (një vepër tjetër penale) janë prova të qarta dhe të pakontestueshme korrupsioni, për të cilat SPAK duhet të veprojë menjëherë. Nëse ato fakte kanë qenë realisht pjesë e dosjes hetimore të inceneratorit të Elbasanit, fshehja e tyre dhe mosveprimi nga ana e prokurorisë është prova më domethënëse e dështimit të SPAK me atë çështje.
Aferës së inceneratorëve duhet ti shkohet deri në fund. Qeveria e Edi Ramës ka vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale dhe SPAK duhet ta hetojë si të tillë.








