Uniformat blu të Elbasanit bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. V., 27 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas është autor edhe i një sërë vjedhjesh të tjera.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “The end”, për zbardhjen e 5 raste vjedhjesh.
Vodhi në ambientet e spitalit të Elbasanit, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.
I arrestuari, autor edhe i disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në qytetin e Elbasanit, gjatë këtij viti.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një vjedhje në ambientet e spitalit “Xhaferr Kongoli”, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “The end”, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të këtij rasti.
Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. V., 27 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas është autor edhe i një sërë vjedhjesh të tjera, konkretisht:
-Më datë 23.03.2022, në rrugën “Rinia”, i ka vjedhur çantën e dorës, një shtetaseje;
-Më datë 21.05.2022, ka vjedhur 2000 euro, në banesën e një shtetasi;
-Më datë 08.08.2022, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë natës, ka vjedhur me thyerje, në banesën e një shtetaseje, ku ka marrë sende me vlerë 100 000 lekë të rinj;
-Më datë 14.09.2022, në lagjen “Vullnetari”, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë në brendësi të tij, 10 000 lekë të rinj.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

