Një burrë ishte ulur në një bar- kafe dhe kishte ngulur sytë e trishtuar mbi gotën e tij të mbushur.
Papritur, vjen një klient trupmadh e merr gotën e burrit të trishtuar dhe me një “brom” e pi lëngun e saj.
Burri (ai që kishte vënë gotën para) nis të qajë me dënesë.
Klienti trupmadh, i ndjerë në faj, i drejtohet, mos qaj mor burrë se do të porosit unë një tjetër gotë me çfarë ta duash.
Jo, mor jo, s’ke faji ti për atë që ndodhi, por sot jam njeriu më fatkeq.
Më pushuan nga puna dhe sa dola nga ofiçina, konstatova se më kishin vjedhur makinën.
Shpejtova të merrja taxi dhe kur vrapova humba portofolin.
Shkova në shtëpi dhe gjeta gruan në shoqërinë e një tjetri.
Bleva helmin, erdha këtu, porosita një kafe dhe një gotë ujë. Kafen e piva, helmin sapo e hodha në gotë dhe vjen ti e ma pi.
U dëgjua një “ahhh” dhe klienti trupmadh u shtri në dysheme.
Fatkeqit, nuk i eci fati as me helmin.

