Mbas arrestimit të nënkryetares së Parlamentit Evropian Eva Kaili dhe daljes së aferës për mbështetje dhe fjalime të paguara për interesa të caktuara, deputeti demokrat Tritan Shehu, ngre hipoteza se edhe qeveria shqiptare mund të jetë paguar nga Arabia Saudite për të mos votuar për Italinë, por për atë si vend i Expo 30?!
Kjo është një politikë e keq dhe mban erë, shkruan Shehu
Postimi i plotë:
Katari ka paguar qindra mijra euro disa deputetë për ndonjë fjalim në PE!
Po nga Arabia Saudite a është paguar Qeveria jonë për të mos votuar për Italinë, por për atë si vend i Expo 30?!
Dhe deri në çfarë shifre mundet?!
Në një kohë kur Tirana i kishte premtuar me notë verbale Italisë që do të votonte për atë ….e më tej e “ha fjalën ”!
Kur Shqiperia duhet të votojë me “sy mbyllur” për Italinë mike, partnerin tonë strategjik, portën e hyrjes sonë në Europë.
Po për elozhet që po i bëhen në vazhdimësi Arabisë Saudite pa asnjë sens e kuptim?!
Italianët këtë e quajnë thjesht “politike e keqe”!
Pa dyshim e gjithë kjo “mban ere” të keqe!

