Një operacion antidrogë befasishëm i policisë ka nisur në orët e para të mëngjesit sot në zonën e Città delle Pieve, në Itali.
Sipas mediave vendase mësohet se, janë arrestuar disa shtetas shqiptarë që akuzohen për trafik droge, veçanërisht hashash dhe kokainë.
Është konstatuar se grupi i shqiptarëve drejtonte prej disa kohësh një treg të lulëzuar të trafikut të drogës që ishte aktiv në zonën e liqenit Trasimeno.

