Aksidenti me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e rrugës Metalurgji- Elbasan.
Njoftimet paraprake bëjnë me dije se një makinë ka goditur një shtetas këmbësor, i cili ka humbur jetën në vend.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet, por ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës dhe autori i ngjarjes.

