Si student i dhjetorit 90′ , si pjesëmarrës në demonstratat e para antikomuniste kujtoj atë kohë kur isha i varfër por i PASUR !
I varfër, i pangrënë, konsumoja dy vakte ushqim në dite, i veshur me xhaketën e babait, me një buxhet prej 200 lekësh në muaj, POR i pasur , PLOT ËNDËRRA e SHPRESA se Shqipëria do të bëhej një vend normal për të jetuar.
Sot ndjehem i zhgënjyer, i varfër e i dhunuar!
Sot Shqipëria është në të njëjtin stacion!
Sot në Shqipëri nqs mendon ndryshe nga partia në pushtet të marrin punën, të shembin shtëpinë, të vrasin shpresën, të degdisin fëmijën; shkurt të hiqet e drejta e jetësës!
Sot plotësohen 32 vite të çuara dëm nga jeta ime, të marra peng nga nga malavita që sundon, vite që smund të mi kompensojë askush.
Unë natyrshëm pyes bashkëkohësit e mij, përse luftuam aq fort ato ditë të ftohta të dhjetorit 1990 ?!
Kam punuar kokëkulur para pacientëve, nuk i kam “mbajtur kalin” asnjë eprori, nuk kam shkelur kurrë asnjë kod qytetar e profesional, por nuk munda të bëj dot karrierë e as pasuri.
Sot në vitin 2022 jam rrugëve, i përzënë nga puna si i padëshiruar i kryeministrit, i rrezikuar të më marrë banka shtëpinë, më e hidhura: i sfiduar nga populli patronazhistëve!
Ja pra, përse unë nuk kam asnjë të drejtë morale t’ju them fëmijëve, nipërve e mbesave të mij që të kthehen këtu, në Shqipëri!
Sot 90% e trungut të familjes time jetojnë jashtë Shqipërisë e kurrë nuk duan ta shohin këtë vend, ndërsa mua më quajnë naiv që shpresova e ëndërrova se ky vend do bëhet!
Kam kërkuar nëpër histori e nuk kam gjetur asnjë popull avertebrat e anemik si ky i yni që adhuron përjetësisht kultin e individit, të atij individi që e shtyp, ndërsa urren skajshëm lirinë, dinjitetin e tij!
Jam i vjetër tashmë që të besoj se Shqipëria nuk mund të bëhet, ëndërrat janë për fillestarët!
(Na i kurseni përrallat me popull heroik, që sakrifikohet për liri e për vatan, ne adhurojmë shtypjen e vjedhjen!)
Ilir Allkja

