Gëzuar 8 DHJETORIN, ditën e bekuar të LIRISË.
Ditë ku spikati guximi, sakrifica, solidariteti dhe persistimi i papare ndonjehere më pare në 46 vite diktaturë.
Ditë ku ndjenjat kombëtare të ndrydhura për gjysëm shekulli prevaluan ndaj një filozofie gjakatare sic qe komunizmi
Ditë ku liria demokracia dhe shteti i te drejtes prevaluan mbi diktaturën më të egër të lindjes komuniste.
Ditë kur paqja fitoj mbi dhunën. Ditë kur Shqiperia mori rrugën e saj europiane.
Ne brezi studentor i viteve 90 bëmë gjithçka që Liria, Demokracia, Shteti ligjor dhe integrimi Euro-Atlantik i Shqipërisë të vinin natyrshëm ndër shqiptarë.
Te kunderten bene oligarkia politike te ciles ja besuan pushtetin votuesit shqiptare. Megjithate ditet e Dhjetorit 90 janë ditët më të çmuara të Kombit shqiptar pas diteve të Nentorit të Pavarësisë së 912-ës.
Gezuar 8 DHJETORIN shqiptar kudo që jeni.

