Në një intervistë për MCN TV, Spiro Cura, ish student aktiv në atë periudhë është shprehur:
8 Dhjetori, prej vitit 2009, përkujtohet si dita që shënoi lëvizjen studentore dhe prologun e ndryshimeve politike në Shqipëri.
Spiro Cura, ish student i dhjetorit ‘90 dhe një nga themeluesit e PD-së, në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me këtë lëvizje duke u shprehur se edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vite ngjarjet kanë mbetur ende të gjalla në mendjet e tyre.
Ai tha se ata nuk kishin numra, por cilësi, ndërsa theksoi se Berisha bashkë me intelektualët e tjerë rreth tij ishin një kombinim i përkryer, ishin njerëzit e mendimit për evoluimin demokratik.
I pyetur nëse duhet revolucion për ndryshimin e sistemit, Cura tha se natyrisht që po, por theksoi se qytetarët duhet të mobilizohen për protesta, ndërsa shtoi se politika shqiptare e ka zgjidhjen në majën e saj.

